JZ: Disa mërgimtarë po presin që 30 orë, policia hungareze s’lejoi kalimin e autobusit pa licencë
Jepi Zë raporton se rreth 80 mërgimtarë janë duke pritur që dy ditë në kufirin Serbi-Hungari pasi autobusi më të cilin po udhëtonin nuk kishte licëncë për të udhëtuar në BE.
Sipas këtij mediumi, “kompania “Barileva Turist” huazoi një autobus të kompanisë “Pranvera Travel”, për të përballuar rezervimet që kishte bërë për këtë datë. Rreth 80 udhëtarë që kishin rezervuar në “Barileva Turist”, përfunduan në autobusin e “Pranvera Travel”, i cili nuk kishte as sigurim e as liçencë për të udhëtuar në BE.”
Sipas tyre, problemet kanë filluar edhe gjatë hyrjes në Serbi, mirëpo siç shkruhet “disa para kryen punë dhe autobusi vazhdoi.”
Njëjtë ishte edhe në pikën tjetër në Suboticë, ku edhe aty u përdorën mjete të tjera për të kaluar.
Por në Hungari kjo gjë nuk funksionoi çka bëri që rreth 80 mërgimtarë të presin për 30 orë aty të cilët aktualisht po vazhdojnë të presin.
“Kompania Barileva nuk ka pasë autobusë për disa udhëtarë, e ka huazu një autobus të Kompanisë Pranvera Travel, por ky nuk ka liçensë e as sigurim me udhëtu në shtetet e BE-së. Në Serbi na kanë nxerrë problem po atje kompania kanë pagu diçka, po në Hungari nuk po na lejojnë me kalu”, ka thënë një udhëtar për “Jepi zë”.
“Kompania u ka thënë udhëtarëve që një autobus tjetër po i pret në anën tjetër të kufirit, gjë që tregon se autobusi me te cilin kanë shkuar deri aty është ditur që nuk mund të hyjë në zonën e BE-së.”, raportohet tutje.
