Jep ‘mësim’ Valon Murtezaj i LDK-së: Sa më i ngushtë qarku i bashkëpunimit, më i madh potenciali i konfliktit
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe zyrtari i LDK-së për punë të Jashtme, Valon Murtezaj, ka publikuar disa mësime për udhëheqësit e vendit pas situatës së krijuar nga largimi i serbëve të Kosovës nga institucionet.
Murtezaj ka thënë së këto mësime janë nga përvoja e tij.
Në mes të disa këshillave, njër nga to thotë kështu: “Sa më i zbatuar parimi ‘njeriu i duhur në vendin e duhur’ aq më i shpejtë dhe i sigurtë progresi.”.
Shkrimi i plotë:
Disa mësime për lidershipin nga përvoja ime më shumë se dy dekada:
Sa më pak autoritarizëm, lidershipi më madhështor.
Sa më i shtrirë komunikimi, aq më i madh potenciali për sukses.
Sa më i ngushtë qarku i bashkëpunimit (dhe bashkëpunëtorëve), aq më i madh potenciali i konfliktit.
Sa më shumë punë ekipore, më shumë sinergji.
Sa më i zbatuar parimi ‘njeriu i duhur në vendin e duhur’ aq më i shpejtë dhe i sigurtë progresi.
Javë të mbarë.