“Je komandante supreme dhe asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin e FSK-së nga Defender 2023”: Hoti i ashpër me Osmanin - NACIONALE

“Je komandante supreme dhe asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin e FSK-së nga Defender 2023”: Hoti i ashpër me Osmanin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila njëherit është edhe Komandante Supreme e Forcave të Armatosura “asnjë fjalë s’e nxjerrë nga goja” për përjashtimin e FSK-së nga Defender 2023, tha ish-kryeministri kosovar, Avdullah Hoti. Kjo pasi përjashtimi i FSK-së erdhi si pasojë e ndëshkimeve amerikane ndaj qeverisë kosovare e cila shpërfilli në plotni kërkesat amerikane për shtensionim të situatës në veri dhe veprimit pa bashkërendim në dërgimin me forcë të kryetarëve shqiptarë në tri komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

Shefja e shtetit po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me aleatin kryesor që garanton sigurinë e shtetit të Kosovës, SHBA-në”, shkroi Hoti për Vjosa Osmani, e cila është kujdesur të mos devijojë as edhe një centimetër nga qëndrimet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Si çdo republikë parlamentare, edhe Kosova e ka Presidentin posaçërisht për raste të tilla – për të mbajtur balancet institucionale dhe për t’ia pamundësuar mazhorancës veprimet që dëmtojnë interesat shtetërore duke ndjekur interesat e tyre elektorale”, shkroi Avdullah Hoti.

Lajme të ngjashme