Java e doracakëve për edukatën seksuale e 100 mijë eurot për vëllain e Fitore Pacollit - NACIONALE

Java e doracakëve për edukatën seksuale e 100 mijë eurot për vëllain e Fitore Pacollit

1 vit më parë

nga NACIONALE

100 mijë euro për vallëin e deputetës së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli dhe tre doracakë mbi edukatën seksuale për tri nivelet arsimore (1-5, 6-9 dhe 10-12), ishin temat kryesore të javës që po e lëmë pas. Këto dy tema shkaktuan reagime të mëdha. Çka ndodhi gjatë javës?

Doracakët për edukatën seksual

Tre doracakë mbi edukatën seksuale për tri nivelet arsimore (1-5, 6-9 dhe 10-12) kanë nxitur reagime të ashpëra në opinionin publik. Shumë kritika, akuza e kundërakuza janë derivat i diskutimit mbi librat që i botoi Ministria e Arsimit, që udhëhiqet nga ministrja Arbërie Nagavci.

Në këto doracakë që duket se ishin bërë “copy paste” nga shtete e tjera, shkruante se si fëmijët mund të prekën mes vete.

MASHT nga njëra anë tha se doracakët janë bërë gjatë kohës kur vendi qeverisjes nga partitë opozitare, mirëpo, doli që doracakët janë bërë gjatë Qeverisë Kurti.

Nagavci kishte përgëzuar punën e doracakëve.

“Ministrja Nagavci ka përgëzuar grupin punues ndërsektorial dhe UNFPA-n, për hartimin e 3 doracakëve ndihmës për mësimdhënës për nivelin 1-5, nivelin 6-9, si dhe nivelin 10-12, duke shtuar se, Ministria e Arsimit mbetet e përkushtuar për ruajtjen dhe përparimin e shëndetit të fëmijëve në institucionet arsimore.

Shefja e UNFPA-së, Visare Mujko Nimani ka thënë se, MAShTI është ministria e parë në rajon që me sukses e ka trajtuar çështjen e edukimit seksual dhe e ka futur si lëndë mësimore në shkolla, prandaj edhe po merret si model në rajon” – njoftonte MAShTI.

Ndërkohë, analistët e anëtarë të partive opozitare kritikuan Qeverinë Kurti. Ata nuk dolën kundër futjes së edukatës seksuale në shkolla por kritikuan atë se çfarë shkruan edhe mënyrën si janë bërë.

Pas shumë reagime, MASHT e pranoi gabimin dhe vendosi që këtë doracakë të rishikohen.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se ka nxjerrë vendim për rishikimin e doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”, të miratuar në vitin 2020. Për procesin e rishikimit Ministria do të formojë një komisionin me ekspertët më të kualifikuar në vend. Të ftuar do të jenë të gjitha palët relevante, përfshirë Këshillin e Prindërve të Kosovës. Ky proces do të kryhet në mënyrë profesionale, etike e transparente, dhe me tërë përkushtimin që kërkon ligji dhe detyra”, thuhet në komunikatë.

100 mijë euro

Një temë tjetër që nxiti reagime të mëdha ishte edhe ndarja e 100 mijë eurove për vëllain e deputetës, Fitore Pacolli nga Ministria e Bujqësisë që udhëhiqet nga ministri, Faton Peci.

Ndarja e 100 mijë eurove për vëllain e deputetës Pacolli i prit me kritika të ashpër ndaj Qeverisë Kurti.

Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë, refuzoi një projekt të Fahrije Hotit dhe grave të tjera të Krushës së Madhe.

Deputetja Fitore Pacolli si zakonisht paralajmëroi padi për gazetarët duke thënë se po shpifin për këtë rast, ndërsa vëllai i saj, tha se po bëhet propagandë.

Kujtojmë se gjatë javës, ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Ministrisë së Kulturës sulmoi fizikisht një puëntorë.

Për këtë gjë protestuan punëtorët e MKRS-së, ndërsa Prokuroria ka filluar hetimet për këtë rast.

Lajme të ngjashme