Lufta e pushtetit ndaj gazetarëve e sulmi ndaj Muhaxherit: Këto janë ngjarjet kryesore të javës - NACIONALE

Lufta e pushtetit ndaj gazetarëve e sulmi ndaj Muhaxherit: Këto janë ngjarjet kryesore të javës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lufta e pushtetit ndaj gazetarëve, hetimet ndaj ministrit Liburn Aliu, sabotimi i Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje e sulmi ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, janë veç disa nga ngjarjet kryesore të javës që po e lëmë pas. Çka ndodhi?

Lufta e pushtetit ndaj gazetarëve

Si zakonisht që nga ardhja në pushtet e Vetëvendosjes, në krye me kryeministrin Albin Kurti, gazetarët ishin cak të sulmeve e linçimeve nga ana e pushtetarëve.

Këto sulme po vazhdojnë edhe tash kur po bëhen katër vjet nga Qeveria Kurti. Gazetarët, Berat Buzhala, Vehbi Kajtazi, Ilir Mirena e Lirim Mehmetja, thuhet se janë nën vëzhgimin nga Agjencia e Inteligjencës së Kosovës (AKI).

Vehbi Kajtazi ka zbuluar strukturën që po vëzhgon gazetarët, përderisa ka thënë se në krye të kësaj është inspektori i AKI-së, Kujtim Shala.

Gazetari tjetër që u tha se është nën vëzhgim, Ilir Mirena, vlerësoi se kjo është luftë e pushtetit me mediat.

Informata për vëzhgime nga AKI-ja ka pasur edhe Lirim Mehmetaj.

Për këto vëzhgime është kritikuar Qeveria Kurti, ndërsa përkrahësit e qeverisë vazhduan përsëri me sulmet.

Aliu nën hetime

Prokuroria Speciale ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve në çështjen e ambalazhuesve të ujit. Gazeta Nacionale ka siguruar aktvendimin, ku i pandehur rezulton të jetë Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu.

Sipas dokumentit të siguruar nga Nacionale, ministri Liburn Aliu dyshohet se gjatë periudhës kohore, prej vitit 2021-2024 në cilësinë e përsonit zyrtar, pra si ministër, me qëllim të përfitimit të kungërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të tjerët dhe për t'i shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Kosovës, ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Ai dyshohet se ka qenë në dijeni se zyrtarët e kësaj Ministrie të pandehurit Izedin Bytyqi e Naser Hafizi vepruan në kundërshtim të plotë me rregullat, procedurat e ligjet në lidhje me llogaritjen e borxheve.

Më këtë sipas aktvendimit për zgjerimin e hetimeve, Ministri Aliu i ka shkakatuar dëm buxhetit të Kosovës miliona euro.

Nisja e hetimeve ndaj Aliut ka nxitur reagime të mëdha, teksa Aliu tha se do të bashkëpunojë më drejtësinë për këtë rast.

Sulmi ndaj Gazmend Muhaxherit

Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës, është sulmuar fizikisht. Siç e konfirmoi Policia e Kosovës, dy persona janë arrestuar, ndërsa Muhaxheri është dërguar në spital për ekzaminime mjekësorë.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 8:30, kohë kur Muhaxheri u sulmua nga dy persona.

“Sot rreth orës 08:50, në rrugën Bill Klinton, është sulmuar nga dy persona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lëndime trupore, të dyshuarit janë arrestuar. Me urdhër të Prokurorit te shtetit te dyshuarit ndalohen për 48-ore”, ka thënë Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

Pas sulmit, Muhaxheri ka publikuar një fotografi, ku ka treguar se është shëndosh e mirë.

Për sulmin ndaj tij kanë reaguar politikanë të pushtetit e opozitarë të cilët dolën në përkrahje të tij dhe dënuan ashpër dhunën.

Ndërkohë, në javën që po e lëmë pas, Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë të jashtëzakonshme për skandale në KEK.

Kjo seancë që u thirrë nga opozita, u sabotua përsëri nga deputetët e Vetëvendosjes.

Në këtë seancë mori pjesë kryetari Glauk Konjufca, i cili u tall pak nga deputetët e opozitës.

VV-ja është kritikuar për mospjesëmarrje në Kuvend.

Kujtojmë se gjatë javës për vizitë në Kosovë ishte Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Po ashtu, javën që po e lëmë pas u mbajtë edhe një takim në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve. Për këtë gjë u deklarua kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi.

Lajme të ngjashme