Të dërgohet drafti i Asociacionit në kushtetuese, kërkon O'Brien: Flet edhe për "pasojat e moskoordinimit" - NACIONALE

Të dërgohet drafti i Asociacionit në kushtetuese, kërkon O'Brien: Flet edhe për "pasojat e moskoordinimit"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Draft-Statuti i Asociacionit duhet të miratohet nga Qeveria e Kosovës dhe të dërgohet për rishikim në Gjykatën Kushtetuese, ka kërkuar Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë (RTS).

O’Brien duke folur për pakicën serbe në Kosovë – në veri dhe jug – tha se është e rëndësishme që “ata të jetojnë normal, si qytetar të Evropës”.

Asociacioni është hap i rëndësishëm, është e rëndësishme të ketë progrres para se Asociacioni të themelohet. Është e rëndësishme që njerëzit të jetojnë normal, që të regjistrohen martesa e fëmijët, dhe punojmë në këto në të njëtjën kohë”.

“Obligimet kanë ekzistuar që nga 2015, kur u nënshkrua marrëveshja e parë, por ne s’mund të premtojmë afate, por më e rëndësishmja është që serbët të jetojnë si qytetarë normal të Evropës”, ka thënë O’Brien.

Diplpmati amerikan e pa si “interesim për të treguar fuqi” moskoordinimin e veprimeve të qeverisë kosovare me Shtetete e Bashkuara të Amerikës.

Por, për këtë ka pasoja, dhe më e madhja ishte që shtete të mëdha evropiane nuk e lanë Kosovën të anëtarësohej në Këshill të Evropës. Dhe krejt kjo për shkak se nuk ka koordinim”, ka thënë O’Brien.

Mes tjerash ai kërkoi zbatimin e të gjitha marrëveshje të arritura në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme Angelina Eichhorst do të qëndrojnë sot për vizitë në Kosovë.

Siç raportohet, dy zyrtarët e lartë do të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkohë, ata të dielën mbrëma patën një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq më Beograd.

Vuçiq në profilin e tij në Facebook, shkroi se takimi pati në fokus kushtet politike në rajon, situatën aktuale në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha të shumta.

Ai rithekson se temë e diskutimit ishte Kosova dhe sa i përket dialogut të vazhdojë me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së.

“Kemi shkëmbyer mendime edhe për rolin e Serbisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë. Me bashkëbiseduesit u njoha në detaje për situatën në Kosovë dhe shpreha shqetësimin e thellë për sfidat me të cilat populli serb përballet çdo ditë. Theksova nevojën për një angazhim më të madh të SHBA-së në këtë çështje, pasi që një mbështetje më e fortë dhe pjesëmarrje më aktive e Shteteve të Bashkuara mund të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, tha ai.

Tutje ai theksoi se ka përsëritur “përkushtimin e Serbisë për integrimin në BE dhe reformat që janë të nevojshme për të përmirësuar bashkëpunimin me BE, por theksova gjithashtu se i gjithë rajoni ka nevojë për një të ardhme të qëndrueshme dhe të parashikueshme, me mesazhe të qarta nga Bashkimi për zgjerim”.

“Gjithashtu theksova progresin enorm të Serbisë në të gjitha sferat e ekonomisë, i cili me vlerësimin e investimeve u konfirmua edhe në qarqet më të larta ndërkombëtare. Unë shpreha gatishmërinë time për të kërkuar zgjidhje të qëndrueshme së bashku dhe stabilitetin dhe prosperitetin e qëndrueshëm të Ballkanit Perëndimor, si dhe shpresën se dinamika e dialogut dhe bashkëpunimit rajonal do të vazhdojë me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së.” – ka thënë ai.

Lajmi në përditësim...

Lajme të ngjashme