Jashari: VV-ja të shqyrtojë alternativat tjera për postin e kryetarit të Kuvendit
Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, e cila është bashkëryesuese e seancës konstituive, e ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje për reflektim.
Meqenëse deputetja Albulena Haxhiu nuk po e merr përkrahjen e nevojshëm të votave për kryeparlamenatre, ajo ka bërë me dije se partia e Albin Kurtit duhet të shikojë edhe alternativat tjera.
Në profilin e saj në “Facebook”, Jashari ka shkruar se pozita e kryetarit të Kuvendit kërkon një person unifikues.
“Koncepti i demokracisë bazohet në të drejtën e votës dhe vendimmarrjes së lirë të Kuvendit. Duke qenë se propozimi i partisë së parë nuk ka arritur të marrë mbështetjen e nevojshme në disa tentativa radhazi, besoj se do të ishte e arsyeshme dhe në frymën e bashkëpunimit institucional që kjo parti të shqyrtojë edhe alternativa të tjera. Kjo do të mundësonte ecjen përpara të procesit dhe funksionalizimin e institucioneve në përputhje me vullnetin qytetar. Mbi të gjitha, kjo pozitë kërkon një person me profil unifikues!”, ka shkruar Jashari.