Zogaj: Me u marrë me zgjedhjet e brendshme të VV-së është interes i partisë në pushtet
Opinionisti, Petrit Zogaj mendon se nuk duhet askush të merret me zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, e poashtu as me notat e shkollës së deputetëve dhe apo kujdoqoftë.
Kjo, sipas Zogajt, i shërben partisë në pushtet, teksa shton se problemi më i madh i Kosovës është situata me grevënnë arsim.
“Ndërkohë, problemi i vetëm më i rëndesishëm në Kosovë është greva në arsim dhe mungesa e dialogut në mes KM Kurti dhe sindikatës”, shkruan Zogaj.
Hoxha komenton suksesin e Dimal Bashës: Mund të kesh diplomë bachelor po prapë të jesh një budalla
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje u bë sot temë diskutimi gjatë ditës, për shkak të suksesit jo të mirë të tij përgjatë shkollimit të shkollës së mesme, notat e të cilit i publikoi gazeta Nacionale.
Basha, i cili i quajti grevistët analfabetë, duket se “ka harruar” se suksesi i tij si gjimnazist në Ferizaj linte për të dëshiruar.
Megjithatë, Basha u arsyetua se sa ishte student në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, suksesi i tij në John Jay College dhe New School University në New York ishte i lartë.
Mirëpo, opinionisti Fadil Hoxha ka komentuar arsyetimin e Bashës duke e cituar sipërmarrësin e njohur multi-miliarder amerikan, Elon Musk.
“Mund të kesh një diplomë bachelor dhe prapë të jesh një idiot (budalla), ka thënë gjeniu i kohës sonë, Elon Musk”, shkruan Hoxha.
Hoxha tutje thotë se deputeti Basha, përvec sukesit të dobët, është “zënë në rrënë”, për shkak se siç argumenton ai, universiteti për të cilin Basha krenohej se ka kryer me sukses, nuk bënë pjesë në universitetet më prestigjoze në botë, mirëpo rënditet i 497 në ranglistë.
“Kjo thënje i përgjigjet shokut Dimal Basha, deputet i LVV në Kuvendin e Kosovës, që përveç njëshave e dyshave në shkollën e mesme, siç po duket, është zënë edhe në një rrenë të madhe për shkollim në SHBA në "një nga universitetet më të mira në botë" e që po na del gati i 500-ti në ranglistën vetëm të SHBA-së”, përfundon Hoxha.
Olluri: Nota 3 në lëndën e ‘’Logjikës’’ e fut Bashën në pesëshen e njerëzve më të mençur në VV
Gayetari Parim Olluri, pas postimit të lajmit nga Nacionale, se ka siguruar dëftesën e vitit të tretë të shkollës së mesme për deputetin e VV-së, Dimal Bashën. Në të cilën shihej se atij i ishte mbyllur një njësh (1). Nota e dobët i ishte vendosur në lenden e Biologjisë dhe kjo kishte bërë që në këtë vit ai të mbetej në provim. Tek pas riprovimit këtë notë e kishte bërë dysh (2).
Olluri ka lavdëruar Bashën për notën 3, në lëndën e Logjikës.
“Dimal Basha e paska pase 3’sh ne Logjike. Hallall i koftë”, ka thënë Olluri
Ai ka shtuar se kjo notë e fur Bashën në pesëshen e njerëzve më të mençur në VV.
“Kjo automatikisht e fute ne peseshen e njerezve ma te mençur ne VV. Se keta tjeret e kane pase 2’sh e 1’sh ne Logjike””, ka thënë ai
Latifi ironizon: Të angazhohemi për gjetjen e ndonjë paraardhësi shqiptar të Mbretit Charles
Profesori i filozofisë Blerim Latifi ka ironizuar me publikimin e shumë fotove të kosovarëve me mbretin e ri britanik Charles III.
Ai ka ftuar që të aktivizohen “ekspertët" e gjenealogjive familjare për gjetje e ndonjë paraardhës të largët shqiptar të tij.
“Mbretit t'ri t'Britanisë së Madhe ia vunë kunorën. Pasi e mësuam sa miq e shokë të shumtë kish në Kosovë, në ditën që vdiq nëna e tij, për ta bërë të plotë gallatën është mirë me u aktivizu "ekspertët" e gjenealogjive familjare mbase po e gjejmë ndonjë paraardhës të largët shqiptar të tij. Ne kemi traditë të madhe në fushën e zbulimit të rrënjëve shqiptare të çdo njeriu t'rëndësishëm në botë”, ka shkruar ai.
Dardan Islami kujton një takim me Mbretin Charles III: U emocionua kur e falenderova për ndihmën
Analisti Dardan Islami ka kujtuar një takim të tij, me tashmë Mbretin Charles III të Britanisë së Madhe.
Islami përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se Charles, atëherë princ, e kishte falenderuar për ndihmën që populli britanik ia dha Kosovës.
“Unë i tregova se isha pjesëtar i UÇK-së dhe se isha dëshmitar i ngjarjeve të qershorit të vitit 1999, atëherë kur ushtria britanike po hynte dhe po e merrte në kontroll Prishtinë. Ia përkujtova se uhstrisë që fitojnë
Zogiani ironizon me Kica-Xhelilin: LDK e ka bërë Vettingun, tash e 20 vjet
Opinionisti dhe ish-kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani ka ironizuar me paraqitjen e sotme të Doarsa Kica-Xhelilit në Rubikon.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", ai ka thënë se LDK e ka bërë Vettingun, tash e 20 vjet.
Mushkolaj: Dëshpëruese përpjekja e qeverisë me kriju përshtypjen se mësimi po zhvillohet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot qëndroi në Podujevë. Nga atje, kryeministri vizitoi shkollën fillor “Enver Maloku” ku iu organizua një pritje edhe me nxënës të kësaj shkolle.
Mirëpo, gazeta Nacionale mësoi se kjo pritje ishte një “aktrim” sepse mësimi në atë shkollë, sikurse në shumë shkolla në vend vazhdon të mos mbahet për shkak të grevës.
Analisti Imer Mushkolaj, përmes një statusi në Facebook, e ka quajtur “aktrim të dobët” performancën qeveritare për të krijuar përshtypjen se mësimi po mbahet.
“Fort dëshpëruese kjo përpjekja e qeverisë me e kriju përshtypjen se mësimi po zhvillohet normalisht në disa komuna. Aktrim i dobët”, ka shkruar Mushkolaj.
Kryeministri Kurti ka vizituar Podujevën edhe gjatë ditës së sotme, ku ka takuar ngrohtësisht përsëri kryetarin e kësaj komune dhe bashkëpartiakun Shpejtim Bulliqi.
Berisha: Mësueses me mbulesë edhe pas premtimit publik të kryetarit Muharremaj, nuk i është lejuar hyrja në shkollë
Juristi Durim Berisha, ka reaguar përsëri për moslejimin e mbajtjes së mësimit, arsimtares Remzie Lezi në Suharekë e cila është mbuluar.
Ai ka thënë se përkundër premtimit që ka dhënë kryetari i Suharekës Bali Muharremaj që do të respektohet ligji dhe nuk do të ketë diskrimin, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Arsimtares Remzie Lezi sot nuk i eshte lejuar hyrja ne vendin e punes, perkunder premtimit publik te Kryetarit te Suharekes Bali Muharremaj se do te respektohet ligji dhe nuk do te kete diskriminim.
A ka Prokurori n'kete vend apo anarkine e kemi bo sistem te jetes?”, ka shkruar ai.
Analist Haliti me këshillë për ministrin: Pec, qëndro vertikalisht
Analist Afrim Haliti, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me kryetarin e sapozgjedhur të Listës Guxo, Faton Peci, në lidhje me qëndrimin e tij rreth largimit të mundshëm të deputetes Doarsa Kica-Xhelili nga partia e tij.
“Pec, qëndro vertikalisht” – ka shkruar Haliti në Facebook.
Kujtojmë që zoti Peci gjatë ditës, lidhje me largimin e mundshëm të deputetes Kica-Xhelili drejtë LDK-së, postoi një shkrim në Facebook përmes të cilit “sulmoi” deputetën në fjalë duke e akuzuar se po kontrabandon me vullnetin qytetarë.
“Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë” – shkroi Peci në Facebook bashkangjitur më një ‘selfie’ me presidenten Osmani dhe ministren Gërvalla.
Zogaj-Osmanit: Nëse Lista Serbe përfaqëson krimin, Lista Guxo bashkëpunon me një strukturë kriminale
Analisti, Petrit Zogaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndonëse presidentja Osmani ka kritikuar Listën Serbe duke e akuzuar se po e përfaqëson krimin e organizuar, ajo është partnere qeverisëse në Qeverinë Kurti, e cila është po ashtu në partneritet qeverisës edhe me Listën Guxo, e të cilën Osmani e ka themeluar
Ai ka thënë se sipas Osmanit i bie që Kurti po bashkëpunon me një strukturë kriminale.
Udhëheqësi i OJQ-së, Shemsi Jashari, përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje që SBAShK-u dhe Qeveria të ulën dhe të diskutojnë për një zgjidhje.
Nëse do të kishte gatishmëri, sipas Jasharit, do të kishte mirëkuptim dhe marrveshje.
Ai po ashtu ka thënë se nuk mund ti quash analfabet ata që i kanë mësuar e notuar 95 % të qeveritarëve dhe deputetëve të sotëm.
“Nuk mund ti quash analfabet ata që i kanë mësuar e notuar 95 % të qeveritarëve dhe deputetëve të sotëm! Nëse ata janë analfabet, çka jeni ju? Uluni e gjeni zgjidhje mos bëni hajgare. Ktheni fëmijët në shkollë, shtoni kontrollin dhe inspektimin për kualitet, miratoni politika që sjellin kualitetin. Aty ku nuk ka vlerësim për punën e atyre që punojnë, aty ku demotivimi është në kulm dhe barazohet profesionisti me dembelin nuk priten rezultate.” – ka thënë ai mes tjerash.