Jasharaj për rezultatet e testit të PISA-s: Mos ta drejtotjmë gishtin vetëm te mësimdhënësit - NACIONALE

Jasharaj për rezultatet e testit të PISA-s: Mos ta drejtotjmë gishtin vetëm te mësimdhënësit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Sindikatës së Arsimit Rrahman Jashari, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të PISA-s.

Sipas tij për këto rezultate dëshpëruese nuk duhet të drejtohet gishti vetëm te mësimdhënësit.

“Rezultatet që u publikuan në media sot janë shqetësuese dhe askush nuk mund të ndihet mirë veçmas ne që jemi të ndërlidhur drejtpërdrejtë me sistemin arsimor, por uroj që të mos ndodhë si herëve të kaluara që një javë rresht të drejtohet gishti vetëm në një anë, uroj të mos ketë deklaratë të ashpra ndaj njërës palë, në këtë rast vetëm ndaj mësimdhënësve”, është shprehur Jasharaj për Front Online.

Jasharaj, ka kërkuar që të gjitha palët që janë të përfshira në arsim duhet të ulen të diskutojnë dhe të gjejnë problemin se çfarë po ndodhë.

E, jo për një javë rresht të fyhet, të shahet e të drejtohet gishti vetëm nga mësimdhënësit.

“Uroj që MAShT-i të organizojë konferenca me të gjitha palët, me akademinë e shkencave, me ekspertët e arsimit, me SBASHK-un, me prindërit, pra me të gjithë që të ulemi dhe të shohim ku janë problemet në arsimin tonë që po dalim kaq keq ne testin PISA i cili është vetëm njëri nga instrumentet matëse. Mbase nxënësit nuk po gjinden si duhet në këtë test, mbase kurrikula nuk korrespondon me kërkesat e testit PISA. Pra, duhet të ulemi e jo një javë të fyhemi e të shahemi e të bëjmë me gisht vetëm nga mësuesi e nga shkolla por të ulemi bashkë dhe të shohim cilat janë defektet”, ka shtuar ndër të tjera i pari i SBAShK-ut.

Lajme të ngjashme