Janjiq për vrasjen e policit në veri: Është akt terrorist - NACIONALE

Janjiq për vrasjen e policit në veri: Është akt terrorist

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, ka thënë se sulmi ndaj njësisë së Policisë së Kosovës në hyrje të fshatit Banjskë në veri të Republikës së Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic dhe dy të tjerë të plagosur, është akt terrorist.

Ai për mediumin serb N1, ka thënë se ky sulm është edhe një nga ngjarjet që mund të shkaktojë konflikte më të gjera.

Është shumë e rëndësishme të vërtetohen të gjitha faktet.” – ka thënë Janjiq.

Siç ka thënë ai, ky është një akt terrorist sepse janë sulmuar zyrtarë të një shteti.

Lajme të ngjashme