“Janë tendencioze” – Edhe pa gazetarë, Rozeta Hajdari tenton ta arsyetojë vendimin për mbylljen e Klan Kosovës
Përderisa gazetarët e shumicës së mediave në Kosovë po largoheshin nga salla e konferencave ku po fliste, ministrja Rozeta Hajdari vazhdoi të përdorë gjuhë jo fort të hijshme.
Ajo tha se deklaratat që MINT po tenton ta kufizojë lirinë e shprehjes, janë tendencioze.
“Ka qenë zbatim i ligjit as më shumë dhe as më pak. Pretendimet se MINT ka vepruar me qëllim të kufizojë lirinë e medias, janë tendencioze dhe krejtësisht të pavërteta. MINT është e përkushtuar në zbatimin e ligjeve të Kosovës pa kompromis, pa përjashtim”, tha ajo.
Fjalët e tjera të ministres nuk u dëgjuan pasi pjesa më e madhe e gazetarëve u larguan.
Aty qëndruan vetëm KTV-ja dhe KosovaNews.