JamË milioner: Deputeti i VV-së që habiti me drejtshkrimin del milioner
Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit për vitin 2022, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi del të jetë mjaftë i pasur.
Thaçi në deklarimin e tij tek pasuritë e paluajtshme ka bërë të ditur se posedon Hotel me vlerë 250 mijë euro në pronësi te prindërit, një tokë me vlerë 320 mijë euro, dy trualle, njëra me vlerë 175 mijë euro dhe tjetra me vlerë 12 mijë, dhe në fund një pishinë me vlerë 250 mijë euro.
Thaçi posedon edhe një veturë të tipit Mitsubish me vlerë 4 mijë e 200 euro tek pasuritë e luajtshme.
Tek të ardhurat vjetore, Thaçi ka deklaruar pagën e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës me vlerë 22 mijë e 513 euro dhe të hyra të tjera ka deklaruar shtesat dhe kompenzimet e tjera të bashkëshortes të marra si shtesa të fëmijëve me vlerë 240 euro.