Jakup Krasniqi ia kushton një letër emocionale vajzës së tij: Sot nuk ndjej asgjë veç lirisë - NACIONALE

Jakup Krasniqi ia kushton një letër emocionale vajzës së tij: Sot nuk ndjej asgjë veç lirisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, ka shkruar një letër emocionale të cilën ia ka kushtuar vajzës së tij Gresës.

Shkaku i kësaj letre, u bë martesa e vajzës së Krasniqit, i cili në vargjet e shkruara për të, ndër të tjera flet edhe për gjendjen e tij shpirtërore.

“Kur një ditë një padrejtësi tinëzare…”, është rreshti i parë i kësaj letre, që siç duket Krasniqi mundohet t’a spjegoj se si u ndje ditën kur u lëshua fletarresti për të.

“Sot nuk ndjej asgjë veç Lirisë…”, shkruan në një rresht tjetër të kësaj letre..

E plotë:

“Gresë!

Kur një ditë një padrejtësi tinëzare

Mi humbi shpresat për lirinë njerëzore

Fejesa juaj në znanin' e Padrejtësisë

Me bëri të jetoj me dashurinë e Lirisë!

Gresë!

Sot nuk ndjej asgjë veç Lirisë

Se po martohesh me Sadikun e Dardanisë

Urimet e mija janë si gëzimi i fëmisë

Që gjak e jetë i jep vetëm Lumturisë! “

Jakup Krasniqi 1 gusht 2023

Lajme të ngjashme