Jahjaga takohet me Escobarin: Më njoftoi në hollësi për zhvillimet në dialog - NACIONALE

Jahjaga takohet me Escobarin: Më njoftoi në hollësi për zhvillimet në dialog

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Atifete Jahjaga, ish-presidente e Kosovës, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë vizitë, ajo ka realizuar edhe një takim me Gabriel Escobarin, Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim, sipas zonjës Jahjaga, është diskutuar në lidhje me procesin e dialogut në Bruksel, ku së shpejti do të takohen kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Z. Escobar më njoftoi në hollësi për zhvillimet në procesin e dialogut. Ai e nënvizoi që SHBA-të kanë qenë dhe do të jenë përkrahëse të fuqishme të Kosovës.” – shkroi ajo në profilin e saj në Facebook.

Tutje, Jahjaga ka treguar se e ka falënderuar Escobarin për krejt ndihmën e ShBA-së për Kosovën.

“E falënderova për përkrahjen e vazhdushme të SHBA-ve, roli i së cilave është qenësor në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin dhe rajonin tonë. Njëherit ritheksova domosdoshmërinë, që për hir të qëndrueshmërisë, të gjitha solucionet në dialog duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe me njohje reciproke.” – përfundon Jahjaga.

Lajme të ngjashme