Jabllanoviq tërheq kandidaturën e tij, nuk merr pjesë në zgjedhje - NACIONALE

Jabllanoviq tërheq kandidaturën e tij, nuk merr pjesë në zgjedhje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisës së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, ka tërhequr kandidaturën e tij për Kryetar të Leposaviqit, njoftoi ai në një konferencë për media pasditen e së enjtes.

Nuk ka kushte adekuate për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, tha Jabllanoviq, duke arsyetuar tërheqjen e tij nga gara për zgjedhjet në pjesën verirore të vendit. Ai pati ankesa pë vetë mënyrën se si është paraparë mbajtja e këtyre zgjedhjeve, përfshirë faktin se këto zgjedhje do të mbahen nëpër kontenjerë.

Edhe ditë më parë në një intervistë dhënë për Nacionalen, politikani serb nga Kosova e kishte lënë të hapur çështjen e tërheqjes së kandidaturës së tij. Krejt kjo do të varej nëse do të kishte kushte për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, siç thoshte ai, "nëse do të votojmë nëpër kordonë policie apo do të jenë votime të lira".

Partia e Serbëve të Kosovës që udhëhiqet nga ai ka regjistruar 20 kandidatët e saj për zgjedhjet për këshilltarë të Kuvendit Komunal të Leposaviqit. Kanë mbetur vetëm tri ditë deri në zgjedhjet në katër komuna të veriut, ndërsa me tërheqjen e partisë së Jabllanoviqit nga komuniteti serb ka mbetur vetëm një subjekt politik, në komunën e Zveçanit. Sllagjana Pantoviq, kandidate e pavarur për kryetare të kësaj komune.

Lajmi në përditësim...

Lajme të ngjashme