"Ja nuk flas me Albinin, ata më kanë lanë në lloç" - NACIONALE

"Ja nuk flas me Albinin, ata më kanë lanë në lloç"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti Fatmir Humolli, i ftuar te Berat Buzhala, para intervistës zhvilloi një bisedë bashkë me gazetarin Vullnet Krasniqi.

Ku folën edhe për bankën e fundit me deputetë që e lanë VV-në, veteranët dhe të ardhmen politike në Kosovë.

Humolli foli edhe për marëdhëniet me deputetët e Vetëvendosjes e me Kryeministrin Albin Kurti.

"Asnjëri nuk ka mundësi me më thënë, Fatmir pse na le në lloç. Ju kam thënë ju më keni lënë mua. Se në fushata elektorale është qysh kam thënë unë. Nuk është fushata elektorale qysh jeni duke punuar".

Deputeti tha se nuk më nuk ka biseduar me Kurtin , sipas tij ai duhet t'i përmbahet fjalëve që i ka premtuar.

"Nuk kemi çka me bisedu. Ne e kemi sqaru me kohë, tash ose ai duhet me i'u përmbajt fjalëve, ose nuk ka vend më".

Ai foli edhe për mungesën e vendeve të punës në Kosovë:

"..nuk kemi punëtorë sa ka vende të punës që munden me u kriju".

Po a ka ndërmend që Fatmir Humolli të dal nga Vetëvendosja?

Ndiqni VIDEON e plotë:

Lajme të ngjashme