Izoloni shtëpitë, thanë: Qe qysh fliste Kurti dikur për familjet kosovare që s'kishin para për të izoluar shtëpitë - NACIONALE

Izoloni shtëpitë, thanë: Qe qysh fliste Kurti dikur për familjet kosovare që s'kishin para për të izoluar shtëpitë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli, paralajmëroi qytetarët se po vinte një “dimër i ashpër” dhe se ata duhej “t’i izolonin shtëpitë para se të bëhej më ftohtë”. Po ashtu, pritet një dimër i rëndë edhe sa i përket krizës energjetike, e cila shfaqi shenjat e para qysh në mes të muajit gusht.

Por, kjo deklaratatë ‘gjakftohtë’ e ministres Rizvanolli megjithatë bie ndesh me ndjeshmërinë e dikurshme të Albin Kurtit për familjet kosovare në gjendje të rëndë ekonomike. Shumë prej më shumë se 300 mijë familjeve në Kosovë, do ta kenë të vështirë që të gjejnë paratë e duhura që të investojnë në izolim të banesave apo shtëpive ku jetojnë.

Dhe, për një gjë të tillë i binte ndërmend kryeministrit të vendit tonë.

Më 24 gusht të vitit 2020, z. Kurti tregonte shifra shqetësuese të marra nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), duke folur madje edhe specifikisht për gjendjen e shtëpive të qytetarëve.

“40.2 për qind (e qytetarëve) nuk janë në gjendje të përballojnë mbajtjen e shtëpisë të ngrohtë në mënyrë adekuate;”

Këto fjalë të Kurtit si opozitar i linin fajin për një gjë të tillë qeverive të mëhershme.

"Në Kosovë jetohet keq." - komentonte ai.

Sidoqoftë, këto shifra nuk u përmendën as nga znj. Rizvanolli por as nga z. Kurti gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Dimër relativisht i vështirë ishte edhe vitin e kaluar, me kryeministrin Kurti që kishte pretenduar se ishte ngrohur në një rast me “batanije”.

Statusi i plotë i z. Kurti:

Lajme të ngjashme