Izmaku optimiste se dreka mes Kurtit e Limajt e zgjidh situatën: Javën tjetër Kosova me institucione
Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku, ka thënë se në fundjavë do të ketë takim Kurti-Limaj.
“Presim që në fundjavë të ketë një epilog pozitiv, të shpresojmë që kjo marrëveshje, këto bisedime që kanë shku me muaj të tërë të prodhojnë një rezultat pozitiv dhe Kosova të ketë institucione”, tha Izmaku.
Ajo zbuloi se kafja e paralajmëruar nga Limaj me Kurtin, nuk është pirë ende.
“Ende jo, pritet që kafja ose dreka deri në fundjavë”, tha ajo.
“Jo, ne jemi në atë diagonal të bisedimeve që z.Limaj të jetë në krye Kuvendi”, deklaroi ajo./