Izmaku nuk beson se ka dështuar marrëveshja që Limaj të jetë kryetar kuvendi: Presim zgjidhje
Pyetur se a ka dështuar marrëveshje, siç u tha “gojore”, mes Albin Kurtit dhe Fatmir Limaj që ky i fundit të jetë kryeparlamentar në këmbim të tri votave të Nismas Socialdemokrate për një qeveri të Albin Kurtit, Xhevahire Izmaku e Nismas tha se “nuk besoj”.
“Nuk e besoj që ka dështuar, presim për zgjidhje në ditët në vazhdim”, tha ajo shkurt para gazetarëve para se të hyjë në seancën e 27’të me radhë që po dështon të konstituohet kuvendi.