Ismajli voton me familje: Me votë ju e përcaktoni të ardhmen që do ta jetoni - NACIONALE

Ismajli voton me familje: Me votë ju e përcaktoni të ardhmen që do ta jetoni

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Uran Ismajli, kandidat i PDK-së për deputet, ka votuar bashkërisht me familje të vet në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Ismajli rikujtoi se “demokracia fillon me pjesëmarrje”.

“Sot, bashkë me Arizonën dhe Omerin, e ushtruam një nga të drejtat më të rëndësishme qytetare - atë të votimit. Demokracia fillon me pjesëmarrje, dhe ky akt është kontributi më i drejtpërdrejtë që mund të bëni sot për jetërat tuaja. Prandaj ju ftoj të dilni dhe të votoni sa më shumë, sepse me votën tuaj ju e përcaktoni të ardhmen që doni ta jetoni në Kosovë”, tha Ismajli.

Lajme të ngjashme