Ismaili e PDK-së për sulmin terrorist: Kosovës iu bë agresion, ishte një nga sulmet më dinake - NACIONALE

Ismaili e PDK-së për sulmin terrorist: Kosovës iu bë agresion, ishte një nga sulmet më dinake

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Besa Ismaili, zyrtare e PDK-së, ka dhënë një intervistë në emisionin “The Conversation” në Britani të Madhe.

Ajo e ka cilësuar sulmin terrorist si një nga sulmet më dinake të Serbisë, duke shtuar se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit ishte një agresion e sulm i mirë organizuar nga Serbia.

“Serbia ka bërë një sulm mirë të organizuar, mirë të planifikuar. Kosovës iu bë agresion. Ishte një nga sulmet më dinake deri tani, ndonëse provikime, dhunë dhe sulme kishte përherë nga pavarësia.” – deklaroi Ismaili e PDK-së.

Lajme të ngjashme