"Isha në dilemë a po dëgjoj një deputet apo Burdushin": përplasje mes Haxhiut dhe Bashes në Kuvend - NACIONALE

"Isha në dilemë a po dëgjoj një deputet apo Burdushin": përplasje mes Haxhiut dhe Bashes në Kuvend

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetët Bekim Haxhiu dhe Dimal Basha janë përplasur ashpër në Kuvendin e Kosovës.

Basha akuzoi opozitën se po të riktheheshin sërish në pushtet, me ta do të “rikthehej” edhe Serbia.

Kjo, sipas tij, do të bëhej përmes koalicionit me Listën Serbe, duke i hapur rrugën Vuçiqit dhe Radoiçiqit.

“Këta kur të kthehen e bijnë edhe Serbinë bashkë me ta. Dikush mund të pyes; qysh mundet me ardh edhe Serbia. Po kolacion. S’mund ta bëjnë ndryshe. E kur vjen Lista Serbe me ta, vjen Vuçiqi, Radoiçiqi...”

Kjo deklaratë irritoi deputetin Haxhiu e cili e krahasoj me “Burdushin” për nga parashikimet.

“Isha në dilemë a jam duke e dëgjuar një deputet të Kuvendit të Kosovës apo jam duke e dëgjuar Burdushin, me parashikimet e tij.

Me dal tash Dimali... po të kallxoj Dimal, Oqeani Atlantik nuk të ka ndalë në ’99-ën e me na shit patriotizëm ti... ma bre Dimal. Ma se s’po shkon”, tha ai.

Lajme të ngjashme