Ish-zyrtari i PDK-së zhgënjehet keq në Kurtin e Osmanin, para disa muajve i çonte në qiell: Ky është turp shtetëror
Ish-kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Qemajl Mustafa, është zhgënjyer keq me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Ndonëse para gjashtë muajve, ai i çonte në qiell dy liderët institucionalë, tani mendon ndryshe.
Kriza me ushqimin e ushtarëve të FSK-së ka bërë që ai t`i kritikon liderët institucionalë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky është turp shtetërore.
“Marrja e dheut. Ky është turp shtetëror. Po nuk kish pasē ligj as kushtetutë që nuk e kisha shkelë për me e ushqye ushtrinë dhe policinë e vendit tim. Ligjet edhe ashtu e mundësojnë çfarëdo furnizimi e çfarëdo financimi emergjent! Koria brina ska. Bota dhe sidomos armiqtë na vlerësojnē për aq sa ne e vlerësojmë vehten tonë. Po e dëshmojmë para tyre që jemi shtet kaq i brishtë e kaq joserioz kur luajmë edhe me dinjitetin e ushtrisë e cila me kushtetutë na e siguron integritetin e sovranitetin e tokës tonë!”, ka shkruar Mustafa.
Çka thoshte para disa muajve?
Ish-kryetari i Gjilanit, Qemal Mustafa, para 6 muajve i kishte lavdëruar fort liderët institucionalë.
Mustafa, i cili kishte qenë i akuzuar për korrupsion, fjalët që ka zgjedhur për krerët institucionalë mund të ia kenë lakmi edhe militantët e VV-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai kishte shkruar se është fat historik që sot Kosova në krye ka Vjosa Osmanin, Glauk Konjufcen dhe Albin Kurtin, raporton Nacionale.
“Është fat i madh (unë do të thoja, fat historik) kur në krye të shtetit populli i ka bijtë e bijat e tij me plotë dije për të sotmen e për të ardhnen tonë, me plotë integritet të lartë moral e kombëtar. Asnjëra pa tjetrën nuk shkojnë. Nga përvoja ime e deritanishme jetësore, politike e menagjeriale dhe nga këndvështrimi im për rrugën që na pret, vërtetë kemi pasë fat që në krye të shtetit i kemi tre njerëz që në radhë të parë janë atdhetar, janë me plotë dije e me integritet të lartë dhe komunikojnë dhe kordinohen shkëlqyeshëm mes veti. Kjo po i ndodhë Kosovës për herë të parë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, me krerët aktual po krenohet gjithë populli i Kosovës.
“Deri te ky komponim kaq fatlum për ne, na ka ndodhur që kryeparlamentari nuk shkon mirë me kryeministrin ose që të dy nuk shkojnë mirë me presidentin ose asnjëri me asnjërin dhe ishin “pikë e pesë”. Dhe në vend që të progresonim mirë e shpejtë, ne ose lëviznim shumë ngadalë përpara ose stagnonim por edhe regresonim në plotë fusha. Ju lumtë #VjosaOsmani #AlbinKurti e #GlaukKonjufca Shumica e madhe e popullut të Kosovës krenohet me Ju (anipse një pjesë e tyre për shkak të “traditës” dhe obligimeve klienteliste që kanë votojnë në subjekte e tyre politike). Populli i jonë e thotë “rri shtrembtë e fol drejtë” a po?”, ka shkruara Mustafa.