Ish-ushtari i UÇK-së nga Prekazi: Udhëheqësit tanë po dojnë me ia falë Serbisë 40 për qind të territorit - NACIONALE

Ish-ushtari i UÇK-së nga Prekazi: Udhëheqësit tanë po dojnë me ia falë Serbisë 40 për qind të territorit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që duket të ketë qenë vizitor sot në Prekaz, është shprehur i revoltuar me liderët e vendit.

Ai i ka thënë gazetarit të Nacionales, Vullnet Krasniqi, se “nuk e njohin tradhëtinë”, duke thënë se kanë rroga të mëdha, xhipa të zinj, e “frigorifera me lloj-loj pije”.

“Nuk e njohim tradhëtinë e udhëheqësve tanë shtetërore, politikëe partiakë. Mos të folim për këta (opozitën), udhëheqësit tanë me rroga më të mëdha se Qeveria e Serbisë, ne kur punuam në legalitet nuk e kërkuam votën e popullit… Shokët tanë që u vranë nuk e kërkuan votën e popullit, po këta rrogat më të mëdha se të Serbisë, me xhipa, e në zyret e tyre, frigoriferat lloj-lloj pije. Kam qenë në zyret e tyre. Sot po dojnë me ia dhanë 40 për qind të territorit të Kosovës, Serbisë.” – ka thënë ai.

Ndyshe, sot në Prekaz është mbajtur manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve”, në kuadër të epopesë së UÇK-së në nderim të familjes Jashari.

Lajme të ngjashme