Ish-sekretari i KPK-së është dënuar me 6 muaj burgim dhe 8 mijë euro gjobë - NACIONALE

Ish-sekretari i KPK-së është dënuar me 6 muaj burgim dhe 8 mijë euro gjobë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka dënuar me 6 muaj burgim dhe 8 mijë euro gjobë ish-sekretariatin e Këshillit Prokurorial i Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi.

Sipas Betimit për Dretësi, Krasniqi është shpallur fajtor për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Gjykata ka dënuar edhe Ardian Krasniqin dhe Marigonë Berishën.

Ardian Krasniqi është dënuar me 1 vit burgim dhe 1 mijë euro gjobë për “Falsifikim të dokumenteve”, kurse për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” me 4 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Sipas aktgjykimit, atij i është shpallur dënim unik prej 4 vite e 8 muaj burgim dhe 6 mijë euro gjobë.

Kurse, Marigonë Berisha është dënuar me 5 mijë euro gjobë për “Falsifikim i dokumenteve”.

Në këtë proces, Flora Doda është liruar nga të gjitha akuzat.

Lajme të ngjashme