Pamje: Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë - NACIONALE

Pamje: Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë

10 muaj më parë

nga Besian Beha

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçit, po qëndron në Burojë.

Ai është liruar për disa orë nga Gjykata Speciale, siç mëson Nacionale, pasi gjendja shëndetësore e nënës së tij nuk është e mirë.

Nacionale ka siguruar disa pamje nga fshati Burojë ku është shtëpia e prindërve të Thaçit.

Sipas burimeve, forca të shumta të sigurisë janë parë në Burojë, ku siç mësohet Thaçit i është lejuar t’i takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes.

Po ashtu, në afërsi të shtëpisë së familjes Thaçi në Burojë është i vështirësuar edhe komunikimi, pasi siç duket për shkak të masave të sigurisë është ndërprerë edhe rrjeti i internetit dhe telefonisë.

Nëna e ish-presidentit Thaçi është liruar ditë më parë nga QKUK-ja, ku ishte trajtuar 5 ditë radhazi. Ajo, siç mësohet, tani është duke u trajtuar nga mjekët në kushte shtëpiake.

Vizitën e Thaçit e ka konfirmuar edhe Gjykata Speciale.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Speciales për Nacionalen.

Aty shihen forca të shtuara të EULEX-it, por edhe disa qytetarë që janë mbledhur në afërsi.

No description available.

Siç ka mësuar Nacionale, Thaçi ndodhet në Kosovë që nga ora 10:30.

No description available.

Siç ka mësuar Nacionale, Thaçi planifikohet të kthehet në Hagë me një fluturim rreth orës 18:00.

No description available.

Megjithatë, kjo mbetet e pakonfirmuar.

Nacionale është në pritje të përgjigjeve nga Gjykata Speciale.

No description available.

Lajme të ngjashme