Ish-policit serb, Dejan Pantiq i vazhdohet arresti shtëpiak
Ish-policit Dejan Pantiq vazhdohet se i është vazhduar arresti shtëpiak.
Mediumi serb “Kosovo Online” raporton se një gjë e tillë është konfirmuar nga i biri i tij, Predrag Pantiq, megjithëse nuk dihen detaje të tjera.
"Vetëm sa na është thënë se babait tim i është zgjatur arresti shtëpiak pa asnjë lloj detaji. Nuk kemi asnjëlloj informacioni të ri, nuk është caktuar asnjë seancë dëgjimore dhe nuk e dimë se në cilin drejtim po shkon çështja.” – citohet të ketë thënë ai.
Po ashtu, ai ka deklaruar se avokati do të bëjë ankesë në lidhje me vendimin, “por nuk shpresojnë që do të pranohet”.
“Avokati dërgoi ankesën në Gjykatën e Lartë të Apelit por sinqerisht, as ai, dhe as ne më nuk kemi shpresë se ankesa do të pranohet. Prej fillimit kemi shpresuar se përmes rrugës ligjore do të zgjidhej diçka, por këtu nuk ka kurrëfarrë drejtësie. Ata bëjnë çfarë të duan, herën e fundit pesë ditë para skadimit të afatit, na informuan për shtyrjen e arrestit shtëpiak.” – u shpreh ai.
Vlen të theksohet se Pantiq ishte arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar nën dyshimet se ka marrë pjesë në sulmin ndaj zyrtarëve të KQZ-së në Mitrovicën e Veriut.
Në lidhje me këtë, në veri ishin shkaktuar tensione të shumta, rrjedhimisht, ishin vendosur edhe barrikada.