Ish-ministrja Haradinaj: Cili është çmimi që pagoi Kosova për kthimin e Listës Serbë në Kuvend?
Meliza Haradinaj-Stublla, ish-ministre e Jashtme në Qeverinë Haradinaj, ka shkruar një status pas betimit të deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.
Zonja Haradinaj ka shtruar një dilemë për këtë ngjarje të re, të befasishme. Sipas saj, qytetarët, ose popupulli siç shkroi Haradinaj, duhet ta dinë se cili është çmimi që pagoi Kosova për kthimin e Listës Serbe në Kuvend.
“Populli duhet t’a dijë se cili është çmimi që ka paguar Kosova për kthimin e Listës serbe në Kuvend…!”, shkroi shkurt zonja Haradinaj.
Kujtojmë që sot 9 deputetë të rinj të Listës Serbe u betuan në Kuvend, e pas betimit u larguan nga seanca, ku po diskutohet për projekt buxhetin e hartuar nga Qeveria Kurti II.