Ish-ministri i Mbrojtjes aktivizohet me shkrime: Ka një paralajmërim për Qeverinë, sulmon mediat dhe kërkon unitet
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, që la punën si ministër për arsye personale, ka bërë disa paralajmërime për Qeverinë e Kosovës. Ai me një shkrimi në Facebook, ka kërkuar nga Qeveria që të jetë vigjilente me situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor, teksa ka lavdërua fort Njësinë Speciale Intervenues të Policisë së Kosovës.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të jetë vigjilente dhe të “mos përzihen me interesat që Rusia dhe Kina kanë në Ballkan”
Ai ka thënë se Kosova duhet të ndjekë rrugën në forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në.
“Në këto kohëra të ndërlikuara, shqiptarët në Kosovë dhe rajon duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos përzihen me interesat që Rusia dhe Kina kanë në Ballkan. Këto vende nuk e kanë për synim mirëqenien tonë, por ndjekin agjenda të tyre gjeopolitike. Rruga jonë është e qartë – të kultivojmë dhe forcojmë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, partnerë që kanë qenë gjithmonë përkrah nesh në ditët më të vështira.”
Mehaj, ka paralajmëruar duke thënë se shërbime inteligjente po synojnë që të ndezin përçarje përmes temeve fetare dhe etnike, teksa ka sulmuar edhe mediat.
“Gjithashtu, duhet të kujtojmë se feja kurrë nuk ka qenë pretekst për ndasi në shoqërinë tonë. Përkundrazi, bashkëjetesa e besimeve të ndryshme ka qenë gjithmonë një pasuri për shoqërinë tonë multietnike dhe multikonfesionale. Ka forca dhe shërbime të inteligjencës së huaj, që janë armiqësore ndaj Kosovës, kombit tonë dhe që nuk e duan të mirën e atdheut tonë. Ato përpiqen të ndezin tensione dhe të krijojnë përçarje përmes temave fetare dhe etnike. Është e rëndësishme që qytetarët të mos i besojnë verbërisht informacioneve të publikuara në media, sepse ka individë që pranojnë para për të përhapur lajme të rreme dhe për të shkaktuar përçarje.” – ka shkruar ai.
Tutje, ish-ministri ka kërkuar aktivizim të diplomacisë kosovare, duke thënë se “ministria e jashtme, ambasadat tona diplomatike të angazhohen fuqimisht në rritjen e imazhit diplomatik, politik dhe ekonomik të vendit tonë.”
Ai ka folur edhe për “mosunitetin politik”, duke thnë se nuk duhet “t’i japin pretekst strukturave armiqësore që të përfitojnë” nga kjo gjë.
“E ardhmja jonë varet nga uniteti dhe përparimi. Ne nuk kemi kohë për përçarje – rruga e duhur është besimi në qëllimin tonë të përbashkët.” – ka shkruar ai në Facebook, të shtunën me 7 shtator.
Mehaj nuk është ndaluar me kaq, ai të dielën më 8 shtator, ka lavdëruar Njësin Speciale Intervenues të Kosovës ish FIT.
Ai ka përmendur angazhimin e tyre në sulmin në Banjskë.
“Kjo njësi në menyrë kirurgjikale ka arritur që në një kohë rekord te vendosë nën kontrollë situatën e krijuar ku ka ç’montuar komplet grupin me mbi 100 Terroristë që sulmuan dhe cënuan rëndë rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës, ajo betejë e bërë nga po këta djem atë ditë bëri që Kosova te fitoj respekt në qarqet e sigurisë ndërkombëtare, ku e njëjta betejë është bërë objekt studimi nëpër organizmat e sigurisë së aleatëve dhe me gjerë.”
“Kjo betejë I ka treguar çartë armiqve tanë se Kosova ka zot shtëpie dhe din e mund ta mbroj vendin e saj ndaj qdokujt e gjithkujt.” – ka shkruar ai, duke thënë se “një efektiv te FIT-it e krahasoj me 50 ushtarë të NATO-s”.