Ish-kreu i MV-së: Procesi i largimit nga institucionet vazhdon
Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, varësisht nga lëvizjet e Qeverisë së Kosovës do të kushtëzohen edhe lëvizjet e mëtutjeshme të serbëve.
Radojeviç tha për Tanjug se “nuk ka forcë që mund t’i mposhtë njerëzit që janë duke luftuar për lirinë e tyre”.
“Ne udhëhiqemi nga konkluzionet që janë bërë dje dhe sot janë mbajtur seanca urgjente në katër komuna në veri, ku kryetarët e komunave, kryetarët e kuvendeve komunale dhe të gjithë këshilltarët kanë dorëzuar dorëheqjen. Procesi i largimit nga institucionet vazhdon”, tha Radojeviq.
Ai shtoi se presin që të respektohet Marrëveshja e Brukselit dhe të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel.
“Ne presim që të respektohet Marrëveshja e Brukselit dhe të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel”, tha Radojevic dhe theksoi se nuk i pranojnë lëvizjet sipas tij të njëanshme të Prishtinës.
