Ish-këshilltari i Kurtit pas kallëzimit penal ndaj ambasador Berishajt: Shteti-parti ka marrë fund
Ish këshilltari i kryeministrit Kurti, Durim Berisha, i ka dalë kundër partisë së tij dhe heshtjes së gjatë për skandalet e ambasadorit dhe anëtarit të kryesisë, Martin Berishajt.
Berisha ka denoncuar këtë qasje duke kërkuar që “përgjegjësia të jepet para ligjit” dhe jo “para forumeve të partisë”.
“Shteti parti ka marrë fund kaherë,” – ka thënë z. Berisha.
Sot gjatë ditës u mor vesh se Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) kishte bërë kallëzim penal ndaj z. Martin Berishajt për deklarim të rremë të pasurisë.
Ky rast ishte raportuar nga Gazeta Nacionale.
Statusi i plotë:
Pushtetaret aktual duhet ta kuptojne se baze e punes dhe pergjegjesise se tyre eshte ligji, e jo forumet e partise.
Shteti parti ka marre fund kahere.
Leni dokrrat se forumet e partise nuk ju shpetojne as nga pergjegjesia politike e as ajo juridike.