Ish-këshilltari i Kurtit: BE vendosi tri kushte në favor të Serbisë, nuk kalon z.Borell
Shkëlzen Gashi ish-këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar qëndrimet e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, më konkretisht shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.
Gashi ka thënë se ndërmjetësuesit evropian kanë vënë dy kushte për Kosovën dhe një për Serbinë.
Kushte e BE-së për Kosovën janë tërheqja e vendimit për targat dhe themelimi i Asociacionit teksa për Serbinë është vetëm kthimi i serbëve në institucione, por megjithatë ai thotë se tri kushtet janë në favor të Serbisë.
Shkrimi i plotë i tij:
ndërmjetësuesit europianë i paskanë parashtru kosovës dy kushte: 1). tërheqjen nga vendimi për targat; dhe 2). themelimin e asociacionit.
ndërkaq, sërbisë i paskanë vendosë vetëm një kusht. ju mendoni që ky kusht është njohja e kosovës, por jo, ishte: kthimi i sërbëve në institucionet e kosovës
pra, të tri kushtet e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë në favor të sërbisë.
mr. borell, no pasarán!
