Ish-diplomati serb për takimin e Vuçiqit me zyrtarët perëndimorë: Serbisë iu prezantuan tri gjëra - NACIONALE

Ish-diplomati serb për takimin e Vuçiqit me zyrtarët perëndimorë: Serbisë iu prezantuan tri gjëra

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-diplomati Zoran Milivojeviq e sheh takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me zyrtarë perëndimorë dhe mesazhet që pasuan takimin si “vazhdim i presioneve, të cilat tani kanë arritur nivelin më të lartë të mundshëm”.

Ai ka thënë për Tanjug se Serbisë i janë paraqitur tri gjëra.

Së pari, se duan që çështja e Kosovës të zgjidhet shpejt, së dyti, që baza e asaj zgjidhjeje të jetë plani evropian, pra plani i Scholz Macron-it, që tani është plan evropian, dhe së treti, që fuqia perëndimore të përqendrohet nuk do të ketë mirëkuptim për palën që nuk do ta pranonte zgjidhjen bazë të atij plani.” – ka thënë ai.

Ai ka thënë se do të ketë masa për Serbinë nëse nuk e pranon planin franko-gjerman.

Ndryshe për vizitë në Kosovë dhe Serbi ishin përfaqësuesi Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajme të ngjashme