Ish-deputeti i AAK-së: Kujt i pengon fotografia e Ismail Qemalit e Hashim Thaçit? - NACIONALE

Ish-deputeti i AAK-së: Kujt i pengon fotografia e Ismail Qemalit e Hashim Thaçit?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i AAK-sw, Rasim Selmanaj, ka reaguar pasi nga muret e Kuvendit të Kosovës është largua një poster me foto të Hashim Thaçit dhe Ismail Qemalit, i cili ishte vendosur nga OVL-UÇK.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka pyetur se kujt i ka penguar kjo fotografi.

Ai ka vlerësuar se kasta aktuale politike sikur të kishte fuqi do ta zhbënin 17 Shkurtin.

“Kujt i pengon fotografia e Ismail Qemalit( 28 nëntot 1912) e Hashim Thaqit( 17 shkurt 20018). Paramendoje sikur të kishte fuqi kjo kastë politike e ky mentalitet i degjeneruar në politikë dhe antihistorik, do te zhbënin 17 shkurtin dhe deklaratën e pavarsisë dhe nënshkrimin e Hashim Thaqit dhe 109 deputetëve, pra edhe nënshkrimin tim! Me vie keq, ka ikur për ju historia! Rroftë 28 nëntori 1912 e 17 shkurti 2008! Rroftë Ismail Qemali e Hashim Thaqi! Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës!”, ka shkruar Selmanaj.

Më herët, gazeta Nacionale ka siguruar një video ku një person i panjohur e ka hequr fotografinë e Hashim Thaçit dhe Ismail Qemalit, e cila ishte vendosur në murin e Kuvendit të Kosovës.

Pas largimit të fotografisë se ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Ismail Qemali, ajo është hedhur në koshin e plehrave.

Lajme të ngjashme