E ulët: Largohet nga muri i Kuvendit fotografia e Hashim Thaçit dhe Ismail Qemalit
Një person i panjohur e ka hequr fotografinë e Hashim Thaçit dhe Ismail Qemalit, e cila ishte vendosur në murin e Kuvendit të Kosovës.
Pas largimit të fotografisë se ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Ismail Qemali, ajo është hedhur në koshin e plehrave.
Në fotografi, Thaçi dhe Qemali cilësoheshin si heronj të kombit shqiptar.
“Heronjtë e kombit, shpallësit e Pavarësisë”, shkruhet në posterë.
Koha.net ka raportuar se ky poster ishte vendosur në muret e Kuvendit të Kosovës nga OVL-UÇK.
Pas mbledhjes solemne të Qeverisë, ngritjes së flamurit, radha është për seancën solemne e Kuvendit të Kosovës.
Në të po marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i deputetëve.
Me intonimin e himnit të Kosovës ka nisur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë seancë po marrin pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.