Ish-deputeti i VV-së, Kurtit: Zgjidhja për dalje nga ngërçi është e lehtë, kthehu te Glauk Konjufca - NACIONALE

Ish-deputeti i VV-së, Kurtit: Zgjidhja për dalje nga ngërçi është e lehtë, kthehu te Glauk Konjufca

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka treguar se cila është rruga për të dalë nga ngërçi politik.

Ai ka bërë me dije se VV-ja e ka shumë lehtë të dalë nga kjo situatë.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Abazi ka deklaruar se VV-ja duhet të propozojë për kryetar të Kuvendit, Glauk Konjufcën.

Nuk mundesh unë po e vendosi emrin në votim e po boena kryeministër, pa e bë dialogun politik. Do të ishte ndryshe. Shumë e lehtë është për të dalë nga situata – kthehu te Glauk Konjufca si kandidat. Jam i bindur se nesër i ki të gjitha votat e partive tjera. Kaq! Kthehu te Glauk Konjufca”, ka thënë Abazi, i cili tanimë është pjesë e AAK-së.

Lajme të ngjashme