Ish-deputeti i VV-së kundërshton fuqishëm vendimin për Manastirin e Deçanit: Kurti s’është i njëjtë - NACIONALE

Ish-deputeti i VV-së kundërshton fuqishëm vendimin për Manastirin e Deçanit: Kurti s’është i njëjtë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Famir Humolli, tash deputet i pavarur, e ka komentuar vendimin e kryeministrit Albin Kurti për dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit.

Humolli për “Ekonomia Online” ka deklaruar se ky është vendim në favor të politikës “shoveniste-serbe”.

“Vendimi është i gabuar për arsye se Gjykata Kushtetuese ka vendosur kundër qytetarëve, ka vendos një vendim që është në favor të politikës shoviniste-serbe, dhe politika shoviniste-serbe nuk din me u ndal pavarësisht prej analizave ose prej vlerësimit shurllakut tonë, që gjoja duke dhëne diçka Serbisë, mu ngi Serbia. Ne e kemi parë praktikisht që Serbia prej viteve 80, kurrë nuk është ngijë ka bërë krime kundër serbe për me naj lënë neve faji dhe tashti ne nuk guxojmë me ra pre e këtij vlerësimi të gabuar politikisht.” – ka deklaruar ai.

Duke folur për Kurtin, Humolli është shprehur se “Kurti nuk është i njëjti si para zgjedhjeve”

“Serbia dinë veç kur t’i thuash ndal me marrë vesh çka është për këtë arsye është vendimi gabuar ja ka qel rrugën për me bë krime tjera që ka me bo Serbia kundër Kosovës. Albin Kurti nuk është më siç ka qenë Albini para zgjedhjeve tashti është njëjtë sikur partitë tjera nuk ka dallim.” - u shpreh ai.

Lajme të ngjashme