Ischinger: A i keni treguar Serbisë se nxitja e dhunës me Kosovën, pamundëson anëtarësimin në BE - NACIONALE

Ischinger: A i keni treguar Serbisë se nxitja e dhunës me Kosovën, pamundëson anëtarësimin në BE

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi, Ëofganga Ischinger ka fajësuar drejtpërdrejt Serbinë për situatën e krijuar në veri.

Ai përmes një reagimi në rrjetin social tëitter, është shprehur shumë i shqetësuar me situatën në veri, duke shtuar se Serbia duhet ta dijë, se nxitja e dhunës me shtetin fqinj Kosovën, do ta pamundësonte anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Madje Ischinger këtë gjë e shtron në formë të pyetjes, duke i përmendur edhe Josep Borrell e Urusula von der Leyen.

Reagimi i plotë:

Thellësisht i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme. Veprim/roli vendimtar i BE-së urgjent. A është vënë në dijeni Serbia se nxitja e dhunës në shtetin fqinj, Kosovën, do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE?”

Lajme të ngjashme