Intervistimi i ambasadorit Berishaj, Zemaj, VV-së: A po ju thirrka Prokuroria Speciale a?
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka komentuar intervistimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nga Prokuroria Speciale.
Ai ka ironizuar me partinë në pushtet, duke pyetur: a po ju thirrka Prokuroria Speciale a?
Në profilin e tij në “Facebook”, ai vet i jep përgjgije kësa pyetje.
“A po ju thirrka Prokuroria Speciale a? - Ju thirre ju thirre”, ka shkruar Zemaj.
Sot gazeta Nacionale ka mësuar nga burimet e saj se Martin Berishaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci, është duke u intervistuar nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Ky intervistim vjen pas dyshimeve për një aferë financiare të Berishajt në Slloveni, për të cilën është raportuar gjerësisht në medie.