Intervistë | Totaj: Mora sms me gjuhë të ulët nga Berisha, s’kemi komunikuar më - NACIONALE

Intervistë | Totaj: Mora sms me gjuhë të ulët nga Berisha, s’kemi komunikuar më

1 vit më parë

nga Muhamet Koci

I pari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thyer heshtjen për kërcënimin që ka marrë nga Zafir Berisha. Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka thënë se nga partneri i tij i koalicionit ka marrë një sms me gjuhë të ulët dhe më pas e ka denoncuar në polici. Ai ka treguar se nga ai rast më nuk ka komunikuar dhe nuk është takuar me Berishën për tu sqaruar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka komentuar kërcënimin që ka marrë nga partneri i tij i koalicionit.

Ai ka thënë se nga kryetari i degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha, ka marrë një sms, i cili ka përmbajtur gjuhë të ulet.

Në një intervistë të shkurtër për gazetën Nacionale, Totaj ka thënë se rastin menjëherë e ka denoncuar të organet e rendi dhe se tani policia është duke u marrë më të.

Ai nuk ka komentuar pretendimet e Berishës së rastin është keqkuptuar dhe se nuk ka pasur kërcenim.

Pavarësisht kërcënimeve në mes të partnerëve, Totaj ka thënë se koalicioni në mes të dy partive politik është duke funksionuar normalisht.

I pari i Prizrenit ka treguar se ende nuk është takuar dhe nuk ka komunikuar me Zafir Berishën.

Nacionale:

Z. Totaj, në fund të muajit të kaluar është raportuar se keni denoncuar në polici për kërcenin kryetarin degës së Nismës në Prizren, z. Zafir Berisha, të cilin e keni partner koalicioni. Çka ndodhi në mes jush?
Totaj:

E kam pranuar një sms dhe gjuha e përdorur aty ka qenë e nivelit të ulet. Policia është lajmëruar dhe është duke u marrë me rastin.

Nacionale:

Prej atij rasti, keni folur, apo jeni takuar më për tu sqaruat me z. Berisha?
Totaj:

Nuk jemi takuar dhe nuk kemi komunikuar pas atij rasti.

Nacionale:

Pas këtyre deklarimeve për kërcënime sa stabil është koalicioni qeverisës në komunën e Prizrenit në mes të PDK-së dhe Nismës?
Totaj:

Koalicioni funksionon për momentin.

Nacionale:

Opozita në Prizren ju ka akuzuar për emërime politike të drejtorëve të shkollave. Cili është komenti i juaj për këto akuza?
Totaj:

Opozita në këtë pikë improvizon dhe imagjinon!

Nacionale:

Kryetarët e komunave tjera të Kosovës janë ankuar për injorim nga qeveria Kurti. Cili është raporti i juaj me qeverinë qendrore. A është në nivelin e duhur ky bashkëpunim?
Totaj:

Do te doja të shihja qasje me konkrete dhe proaktive të qeverise ndaj Komunës së Prizrenit.

Nacionale:

Gjatë fushatës keni dhënë shumë premtime për këtë komunë. Cilat projekte deri me tani i keni filluar për të realizuar?
Totaj:

Kemi filluar shume projekte: riparimi gjeneral i rrugës kryesore, unazës së qytetit, ndërtimi i rreth 60 akseve rrugore neper fshatra, studimi i fizibilitetit të projektit për ujë të pijes për tërë qytetit 24/7 për 30 vitet e ardhshme, riparimi i qendrës sportive, anëtarësimi i Prizrenit në platformën “100 smart EU city’s”, zhvillime pozitive rreth debllokimit të rrugës së tranzitit, si dhe shumë projekte tjera.

Lajme të ngjashme