Zafir Berisha i mohon akuzat për kërcënim ndaj Totajt, policia e konfirmon - NACIONALE

Zafir Berisha i mohon akuzat për kërcënim ndaj Totajt, policia e konfirmon

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së djeshme u raportua se kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka kërcënuar nëpërmjet telefonit kryetarin e kësaj komune, Shaqir Totaj.

E për këtë kërcënim, kanë folur edhe nga policia e Kosovës për gazetën, duke e konfirmuar se një gjë e tillë ka ndodhur.

Zëdhënësi Vesel Gashi, ka thënë se viktima ka raportuar rastin në polici pasi ka qenë i kanosur përmes telefonit nga një i dyshuar, Z.B për tre ditë.

“Me datën 25.06.2022,viktima ka raportuar rastin ne polici se ka qenë I kanosur përmes telefonit nga një I dyshuari Z.B për tre dite . Pas pranimit të informatës viktima është intervistuar lidhur me kete rast, është njoftuar prokurori kujdestar I cili ka dhënë urdhër qe te intervistohet I dyshuari ne cilësinë e të dyshuarit . Hetuesit nga Sektori i Hetimeve Rajonale e ka shoqëruar te dyshuarin,eshte intervistuar dhe pas intervistimit I dyshuari lirohet ne procedure te rregullt.Në konsultim me Prokurorin Kujdestar, iniciohet rasti KANOSJE. Rasti është duke u hetuar nga njësiti Hetimeve rajonale ne Prizren”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Nacionale ka provuar të kontaktoj nga mëngjesi me Berishën dhe Totajn, por të njejtit nuk kanë qenë të çasshëm.

Zafir Berisha disa minuta më parë, është bërë i gjallë në rrjetet sociale ku ka hedhur poshtë të gjitha këto akuza.

Berisha ka postuar një foto në një kafiteri diku dhe ka shkruar se në tëorinë e e sigurisë “sulmet” kibernetike dhe fizike kanë dallim.

Madje gjatë ditës së djeshme në mbrëmje, Berisha në një postim në Facebook ka shkruar se mesazhet për kërcënimin ia kanë prishur koncentrimin në një film shumë interesant.

Pasi disa sms që më prishën koncentrimin në një filmi shumë intetesat, desha ti pyes konspiracionistët dhe ata që “marrin vesh” në “ lajme për lice”, a ka edhe ndonjë rren pa dalën në adres time a jo?

Nëse ka, le ti “zbulojn” para se me ik në pushime, se po më duket sivjet edhe detin kanë vendos mos me më lën me shiju si duhet”, ka shkruar Berisha.

Kryetari i Nismës, Bërisha dyshohet t’i ketë thënë kryetarit Totaj, se do të ngreh zhag nëpër Prizren, para se ta prishin koalcionin, kjo si shkak i drejtorëve të zgjedhur në shkollat e këtij qyteti.

Përveç kësaj, Totaj edhe është sharë e ofenduar nga Berisha me fjalë shumë të rënda, si dhe e ka paralajmëruar kryetarin se nuk do ta lë me kaq, pasi i njejti pretendon se e ka shfrytëzuar Berishen vetëm për fushatë zgjedhore.

Lajme të ngjashme