Intervistë | Arifi: Shkëmbimi i territoreve duhet të shtrohet në dialogun Kosovë-Serbi - NACIONALE

Intervistë | Arifi: Shkëmbimi i territoreve duhet të shtrohet në dialogun Kosovë-Serbi

3 vjet më parë

nga Muhamet Koci

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që në procesin e dialogut me Serbinë të shtrohet edhe çështja e shkëmbimit të territoreve.

Ai ka thënë se për shqiptarët e Luginës së Preshevës kjo ide është shumë e rëndësishme.

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, Arifi ka treguar se vetëm duke u bashkuar me Kosovën shqiptarët e Luginës mund t`i realizojnë të drejtat e tyre individuale dhe kombëtare.

Unë mendoj se po, sepse edhe Serbia çdo ide të saj e nxjerr në dialog. Për mendimin tim dialogu prej vitesh është duke u dominuar nga Serbia. Sepse kemi arritur në një moment ku po flitet për targa. Procesi ka zbritur në një nivel teknik”, ka thënë Arifi.

Ai e ka pranuar se realizimi i kësaj ide në rrethanat aktuale është shumë i vështirë.

Aktualisht është shumë vështir i realizueshëm, sepse qëllimet gjeostrategjike dhe politike të vendeve të BE-së në krye me Gjermaninë e bëjnë të pamundur shkëmbimin e territoreve. Sepse ata janë radhitur kundër kësaj ideje për shkak të frikës së reaksionit zinxhiror”, është shprehur ai.

Arifi ka treguar arsyet se pse kjo ide është refuzuar vite me parë, kur ishte prezantuar nga ish-presidenti Hashim Thaçi.

I pari i Preshevës ka thënë se lobimet e ndryshme kanë ndikuar që për këtë ide të flitet keq.

Qaq është përfolur keq për këtë ide, sa ideja e shkëmbimit të territoreve sot është një ide toksike në nivelin ndërkombëtar. Besoj se lobimi rus-serb në Amerikë dhe vende tjera ka qenë në drejtim të asaj që e ka bërë toksike këtë ide”, është shprehur ai.

Kryetari i Preshevës ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në dialogun e Brukselit duhet të diskutojë edhe për çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve.

Qeveria e Kosovës, çështjen e pasivizimit të adresave duhet ta shtrojë në tryezën e dialogut në Bruksel. Nëse flasim për reciprocitet, atë ai duhet të filloj edhe këtu, nëse pasivizohen shqiptarët në Luginë të Preshevës, hajde t’i pasivizojmë edhe serbët në veri të Kosovës”, është shprehur ai.

Sipas tij, Albin Kurti duhet të tregohet skifter në procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Tani është radha e Qeverisë Kurti. Të tregohemi edhe në parlament skifter e edhe në Bruksel. Nëse jemi skifter në Bruksel, atëherë duhet të thotë: se nëse ju po pasivizioni shqiptarët e Luginës, hajt t’i pasivizojë edhe në unë serbët në veri të Kosovës”, është shprehua ai.

Pasivizimi i adresave, shqetësimi kryesor

I pari i komunës së Preshevës, në këtë intervistë, ka shprehur shqetësimin e tij me pasivizimin e adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ai ka treguar se ky proces po ndikon edhe në rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare.

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve ka filluar në vitin 2011, ne i kemi 7 mijë deri në 10 mijë shqiptarë të pasivizuar. Ky nuk është një fenomen i ri. Në çdo zgjedhje ka pasur ndikim pasivizimi i adresave”, ka deklaruar ai.

Arifi ka kritikuar Qeverinë e Shqipërisë dhe Qeverinë Kosovës se nuk po bëjnë asgjë për këtë çështje.

Ne jemi në front me Serbinë, shqiptarët e vetëm që jemi në front me Serbinë. Në këtë front ne po neglizhohemi nga Kosova dhe Shqipëria. Plus, që 11 vite jemi duke u pasivizuar. Tani edhe po shpronësohemi, tani po na merren edhe dokumentacionet e identitetit, tash autoktonizmi i jonë është në pikëpyetje”, ka thënë ai, duke shtuar as deputeti shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, nuk po merret me këtë temë.

“Për këtë çështje, as Qeveria e Kosovës, as Qeveria e Shqipërisë dhe as deputeti i jonë që e ka vendosur flamurin aty, kurrë asnjëherë as nuk kanë folur e as nuk kanë lobuar”, ka thënë ai.

Me tej, ai ka treguar se subjekti i tij ka marrë veprime të caktuara në këtë drejtim.

“Ne e kemi sjell situatën që duke lobuar, duke bashkëpunuar edhe me institute me renome në Gjermani që ta kalojmë një rezolutë në BE për çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve dhe Serbia tani duhet të jap raporte të detajuara si ka ndodhur ky pasivizim”, ka thënë ai.

Asnjë komunikim me Qeverinë e Kosovës

I pari i komunës së Preshevës ka treguar se ai nuk ka asnjë komunikime me Qeverinë e Kosovës.

Ai ka bërë me dije se qeveria aktuale ka qasje diskriminuese ndaj komunës që ai e udhëheq.

“Qeveria e Kosovës është e tillë që selekton në Luginë të Preshevës. I do dhe i përkrah doraputhësit, i anashkalon, nuk i takon dhe nuk i përkrah në projekte ata të cilat nuk i donë”, ka thënë ai.

Sipas Arifiti, kjo po ndodh për fajin e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ai ka thënë se Aliu ka pasur lidhje të ngushta me pushtetin e kaluar në këtë komunë.

Komplet është interes familjar këtu. Kurse Ardita Sinanin e ka kojshike. Pra, ekziston një subjektivitet i madh në ministrin e Infrastrukturës Aliun kundrejt Ardita Sinanit, dhe djalit të axhës se tij. Sepse ata të dytë tash më nuk janë në pushtet. Ai e ka përdor autoritetin e tij si ministër, e ka përdor Qeverinë e Kosovës dhe Albin Kurtin për të kërkuar nga ne që të mos e ndryshojmë pushtetin lokal në Preshevë”, ka thënë Arifi.

Ai ka thënë se për interesa të ngushta, Aliu ka instrumentalizuar Qeverinë e Kosovës në raport me qytetarët e Luginës së Preshevës.

Ne e njohin, sepse Liburn Aliu është preshevar. Ne e dimë se ai e ka pasur për djalin e axhës se tij dhe e dimë që e ka pasur për kojshiken e vetë. Nuk është që LV ka pasur ndonjë afërsi me atë parti, sepse ajo parti ka pasur një afërsi tradicionale me LDK-në dhe jo në LV. Por, ka qenë Liburn Aliu që e ka instrumentalizuar Vetëvendosjen dhe Qeverinë e Kosovës për ta stopuar një proces demokratik që ka ndodhur në komunë të Preshevës”, ka thënë Arifi.

Ndër të tjera, ai ka treguar se gjatë mandatit nuk ka marrë asnjë përgjigje nga kryeministri i Kosovës në kërkesat që ia ka dërguar.

Unë edhe kam komunikuar direkt me Albin Kurtin, i kemi dërguat kërkesa për takim dhe të gjitha janë injoruar. Ne kemi dërguar kërkesa për të transferuar mjetet që i kanë aprovuar për Luginë të Preshevës. Edhe këto janë injoruar. Asnjë përgjigje nuk kemi marrë, as në komunikimin direkt e as në mënyrë zyrtare. Kjo çka po ndodh është e paprecedent”, ka thënë Arifi, duke shtuar se të gjithë zyrtarët qeveritarë e kanë të ndalur të komunikojnë më të.

Një qasje e tillë e Qeverisë së Kosovës, ka thënë Arifi, dëmton shqiptarët e Luginës.

Ekstrem, sepse ne nuk kemi lluks te merremi me këso punë. Situata në Luginë të Preshevës është e rënduar që 30 vite. Ju në Kosovë, pas luftës dhe pas shpalljes së pavarësi e shijoni lirinë nga Serbia, e cila ju ka diskriminuar dhe nënçmuar. Të ne vrasja dhe mbytja haptas është ndalur, por diskriminimi nuk është ndalur”, ka thënë ai.

Ai ka bërë me dije se për shkak të këtyre inateve, Qeveria e Kosovës ende nuk ka bërë transferimin e mjeteve financiare që i ka ndarë për Luginë. “Po ju pyes, a i kanë dërguar 2 milionë eurot në Preshevë? Po, apo jo?. Unë jam kryetar i komunës dhe ju garantoj që nuk i kanë dërguar. As dy komunave tjera”, është shprehur Arifi.

Lajme të ngjashme