Interesant shumë: Kurti takon Bashën dhe thotë se mori fjalën e tij “për bashkëpunim të ndërsjellë”
Albin Kurti i Vetëvendosjes njoftoi për takim me Kryetarin e Kuvendit, Dimal Bashën, për çka tha se ky i fundit i ka shprehur gatishmërinë “për bashkëpunim të ndërsjellë”.
“Biseduam për rëndësinë e bashkërendimit ndërinstitucional dhe për prioritetet që na presin në këtë fazë të re të funksionimit të institucioneve”, tha Kurti.
Postimi i plotë:
Pas kompletimit të kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, u takova me Kryetarin e Kuvendit, z. Dimal Basha.
E urova sërish për detyrën e re dhe i dhurova pikturën “Pranvera Shqiptare” të Rexhep Selimit, si simbol i një fillimi të ri dhe i angazhimit tonë të përbashkët në shërbim të qytetarëve.
Biseduam për rëndësinë e bashkërendimit ndërinstitucional dhe për prioritetet që na presin në këtë fazë të re të funksionimit të institucioneve.
Kryetari Basha shprehu gatishmërinë e tij për ta udhëhequr Kuvendin me përkushtim dhe bashkëpunim të ndërsjellë.