Instituti GAP: Nëse projektligji miratohet, 695,523 qytetarë do të mund të tërhiqnin kursimet - NACIONALE

Instituti GAP: Nëse projektligji miratohet, 695,523 qytetarë do të mund të tërhiqnin kursimet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti GAP ka treguar për efektet që do të arrinte tërheqja e mjeteve të trustit.

Duke përmendur analizat e vitit 2020 dhe atij 2022, GAP ka vlerësuar se në rast se Kuvendi i Kosovës e aprovon iniciativën e opozitës rreth 700 mijë qytetarë do të mund të tërhiqnin kursimet e tyre.

Sipas analizës së institutit, rreth 49% e kontributdhënësve do të mund të tërhiqnin mesatarisht nga 96.5 euro.

Nga analizat e vitit 2020 dhe atij 2022 të Institutit GAP rreth ndikimit të tërheqjes eventuale të kursimeve pensionale, në rast të aprovimit të kësaj iniciative del se: Trusti do të shpërndajë rreth 594 milionë euro, apo afër çerekun e mjeteve që ka nën menaxhim; 695,523 kontributdhënës do të mund të tërhiqnin kursimet e tyre; Rreth 49% e kontributdhënësve do të mund të tërhiqnin mesatarisht nga 96.5 euro; Rreth 90.4% e të gjithë kontributdhënësve do të mund të tërheqin shumicën e fondit prej 594 milionë euro (rreth 58% apo 345.8 milionë euro); Rikuperimi i mjeteve do të merrte 8 vite kohë, si dhe shterrja e kursimeve pensionale në moshën e pensionimit do të shkurtohej për 2.2 vite; Injektimi i 594 milionë eurove në treg do të rëndonte edhe më tej situatën me çmime; Rënia në tregjet ndërkombëtare ka bërë që të bie edhe çmimi për njësi i aksioneve të Trustit”, ka treguar analiza e instituti.

Kuvendi i Kosovës sot është duke e shqyrtuar në lexim të parë projektligjin, i cili do të u mundësonte qytetarëve të Kosovës tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti Pensional.

Kjo iniciativë ligjore e përkrahur nga opozita është kundërshtuar nga partia në pushtet.

Lajme të ngjashme