Inspektorati konstaton shkelje në shkarkimin e Ngadhnjim Kastratit nga Bordi i RTK-së - NACIONALE

Inspektorati konstaton shkelje në shkarkimin e Ngadhnjim Kastratit nga Bordi i RTK-së

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Muaj më parë, Bordi i RTK-së kishte shkarkuar Ngadhnjim Kastratin nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të televizionit publik.

Në arsyetimin e shkarkimit ishin numëruar një sërë parregullësishë për të cilat anëtarët e Bordit akuzonin Kastratin se kishin ndodhur gjatë menaxhimit të tij me RTK-në.

E me këtë vendim atëkohë nuk ishte pajtuar Kastrati, i cili kishte thënë se ishte ballafaquar me presion e shantazhe për t’i larguar qindra punëtorë nga puna në këmbim të vazhdimit të punës sime në këtë pozitë deri në fund të mandatit në prill 2022.

Për shkarkimin e tij, ish drejtori i RTK-së ishte ankuar në Inspektoratin e Punës, i cili tashmë ka nxjerrë një vendim.

Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Nacionale, Inspektorati konstaton se Bordi i RTK-së me rastin e ndërprerjes së kontratës së punës së Kastratit ka vepruar në kundërshtim me dizpozitat ligjore në fuqi.

“Me rastin e ndërprerjes së kontratës së punës me nr.prot.1727/19, për punëmarrësin Ngadhnjim Kastrati, me vendimin nr.prot.0005/22, Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës, ka vepruar në kundërshtim me dizpozitat e Ligjit të Punës Nr.03/L-212. Sepse, Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës, në rastin konkret nuk ka zhvilluar procedurën për ndërprerjën e kontratës së punës. Dhe po ashtu mungon periudha e njoftimit për ndërprerjen ashtu sikruse është përcaktuar në dispozitat e Nenit 71, të Ligjit të Punës Nr.03/L-212, citoj: “Koha e njoftimit për ndërprerjen e kontratës së punës”, thuhet në vendimin e Insepktoratit.

Në vendim thuhet se në afat prej tre ditësh nga pranimi i vendimit, Bordi është i obliguar të njoftojë Inspektoratin e Punës për veprimet të cilat i ka ndërmarrë për eliminimin e parregullsive të konstatuar. E nëse një gjë e tillë nuk ndodh, Inspektorati paralajmëron të veprojë në përputhje me ligjimit për gjobat dhe shumat konkrete për shkeljet e konstatuara.

Në prononcimin për Gazeta Nacionale, Kastrati tha se e ka pritur një vendim të tillë.

“Absolutish po, e kam prit. E pash çfarë ka shkru Inspektorati, por ka edhe shumë tjera shkelje që i ka Bordi që nuk i ka pas të bazume. Inspektorati e ka parë të arsyeshme po mënoj qëto procedurat veç administrative, por aty ka edhe shkelje të tjera që unë jam thirrur”, tha Kastrati.

Dikur drejtori i Përgjithshëm i RTK-së tha se ndihet mirë moralisht pas këtij vendimi.

“Po mënoj ndihem absolutisht mirë moralisht që ke punu mirë”, deklaroi Kastrati për Nacionale.

Në janar të këtij viti, Bordi i RTK-së shkarkoi me nëntë vota për dhe asnjë kundër Kastratin nga pozita e drejtorit të përgjtishhëm të televizionit publik.

Në komunikatën e lëshuar, Bordi theksonte se vendimi për shkarkim bazohet në shkeljet e shumta të Ligjit për RTK-në dhe akteve tjera nënligjore të bëra në RTK gjatë mandatit të Kastratit.

Tutje, Bordi i RTK-së në vendimin për shkarkim konstatonte neglizhencë të drejtorit të Përgjithshëm ndaj parregullsive, keqpërdorimeve, mos punës, nepotizmit, degradimit, raportimit të vazhdueshëm të anshëm e jo objektiv të transmetuesit publik të Kosovës.

Ndryshe Bordi i RTK-së i zgjedhur muaj më parë pas një procesi që u vlerësua me tone pozitive, ka shkarkuar edhe Lorik Arifajn, Mentor Shalën, Ernest Lumën e të tjerë.

Kujtojmë që konkursi për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së ka dështuar javë më parë dhe është shpallur konkursi i ri ku pritet të zgjidhet pasardhësi i Kastratit.

E deri në zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, me këtë institucion përkohësisht udhëhiqet nga Shkumbin Ahmetxhekaj, që u emëruar ushtrues detyre në funksionin e të parit të RTK-së.

Lajme të ngjashme