Insajderi: Gruaja e Mefail Bajqinovcit bëhet kryeinfermiere në repartin e Patologjisë - NACIONALE

Insajderi: Gruaja e Mefail Bajqinovcit bëhet kryeinfermiere në repartin e Patologjisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Insajderi ka raportuar sot se Sevime Kamberi-Bajqinovci, bashkëshortja e deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci, është bërë kryeinfermiere në repartin e Patologjisë (Gjinekologji)

Sipas Insajderit, deputeti Bajqinovci nuk është përgjigjur për të komentuar rreth kësaj teme.

Përzgjedhjen e Sevime Kamberi-Bajqinovcit në krye të repartit të Patologjisë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar drejtori i Klinikë së Gjinekologjisë në QKUK, Zef Ndrejaj. Derisa e vlerësoi Kamberi-Bajqinovcin si kandidaten më të mirë për këtë pozitë.

“Kandidatja të cilën e cekni ju (Sevime Kamberi-Bajqinovci) në testin të cilit ju ka nënshtruar ka treguar sukses shumë të mirë dhe ka plotësuar kushtet më shumë në krahasim me kandidatët tjera për t’u përzgjedhur”, tha Ndrejaj.

Drejtori shtoi se për pozitën të cilën ka kandiduar bashkëshortja e Bajqinovcit, nuk ka asnjë ankesë.

Sipas tij, janë përzgjedhur kandidatët të cilët kanë treguar njohuri më të larta dhe të mjaftueshme në testin me shkrim dhe intervistën me gojë.

Sevime Kamberi-Bajqinovci është vlerësuar me 59.5 pikë në testin me shkrim dhe 25.1 pikë në intervistën me gojë, në total gjithsej 84.6 pikë.

Përditësim: Pas publikimit të lajmit ka reaguar deputeti Bajqinovci, i cili ka thënë se gruaja e tij është në këtë pozitë si U.D tash e 7 vjet. Ai ka vlerësuar se kjo ishte shpifje.

Lajme të ngjashme