Informatë shtesë nga Policia: Njëri ndër të plagosurit në Shtërrpcë, nuk ishte 31 vjeçar por 21 - NACIONALE

Informatë shtesë nga Policia: Njëri ndër të plagosurit në Shtërrpcë, nuk ishte 31 vjeçar por 21

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, ka dalur me informacion shtesë në lidhje me plagosjen e dy personave në Shtërrpcë.

Policia fillimisht kishte njoftuar se njëri prej të plagosurve është i moshës 31 vjeçare e tjetri 11, por tash del të jetë se bëhet fjalë për një 11 vjeçar dhe për një 21 vjeçar.

Komunikata e plotë:

Informatë shtesë lidhur me personat e plagosur në Shtërpcë

Sqarim për media

Në lidhje me personat e plagosur në Shtërpcë , fillimisht nga informatat e para që kemi pranuar, ju kemi njoftuar se janë plagosur dy persona, një person 11 vjeçar dhe një person 31 vjeçar.

Mirëpo, Sektori Rajonal i Hetimeve, pasi ka bërë verifikimin e personave të plagosur dhe moshës së tyre, rezulton të jenë plagosur, një person 11 vjeçar dhe një person 21 vjeçar.

Lajme të ngjashme