Imeraj i shkruan letër 6-faqëshe Kurtit, i ankohet për nënkryetaren e VV-së rreth Institutit ë Historisë
Shkodran Imeraj, anëtar i Institutit të Historisë, i ka shkruar një letër të gjatë saktësisht gjashtë faqe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në letrën e tij, kandidati për drejtor në Institutin e Historisë është ankuar gjerë e gjatë për situatë në këtë garë. Ai është ankuar për Mrika Limanin, anëtare e Institutit të Historisë, që është edhe nënkryetare e VV-së.
Në fakt, e gjithë letra është e mbushur me akuza. Por fillimisht në hyrje të letrës, Imeri ka disa lëvdata për Kurtin, të cilin e quan “shpresa e fundit të popullit” e “politikan me karizëm të madhe e shumë fleksibël”. E pastaj e shpreh një mendim si gjysmë kritikë.
“Ardhja e juaj në pushtët me fitore plebishitare, ishte gëzim i madh i popullit, por ishte edhe gëzim i madh edhe i imi personalisht. Ngase, ishit shpresa e fundit e këtij populli. Juve jeni një politikan me karizëm të madhe, shumë fleksibil, por mendoj se kohëve të fundit rreth vetes keni një personalitete shumë destruktive, e cila ka sjellë pasoja të pariparueshme në Institutin e Historisë.” – shkruan ai.
Në letrën e tij, Imeraj ka bërë disa akuza ndaj Limanit, që është po ashtu anëtare e Institutit të Historisë.
“Aq shumë ka sjella pasoja, sa që konsideroj se ka keq përdorur tej mase besimin e juaj që ajo të jetë Nënkryetare e dytë e Lëvizjes Vetëvendosje!. Pra, fjala është për znj.Mrika Limani-Myrtaj.Kur them se ajo ka keq përdorur besimin e juaj për të i besuar postin e trete më të rëndësishëm në L.Vetëvendosje!, është shumë e thjeshte e argumentuar. Znj.Limani-Myrtaj, duke shkelur mbi parimet mbi të cilat është ndërtuar L.Vetëvendosje!, dhe mbi parimet e ardhjes në pushtët me votim plebishitar, ajo me vetëdije të plotë ka bashkëpunuar me z.Fatmir Arifi , i cili është personazh i përgjimeve të njohura si Klani “Pronto”.” – shkruan tutje ai.
Letra e plotë: