IKD: 13 kandidat të VV-së për deputetë janë të përfshirë në raste penale - NACIONALE

IKD: 13 kandidat të VV-së për deputetë janë të përfshirë në raste penale

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka evidentuar se VV-ja ka numrin më të madh të kandidatëve për deputet që janë përfshirë në raste penale.

Drejtori i këtij instituti, Ehat Miftaraj, ka bërë me dije se partia e Albin Kurtit në listë për deputetë ka futur 13 individë që kanë probleme me ligjin.

Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ia ka rikujtuar VV-së premtimin për vetting.

“IKD gjen se sipas subjekteve politike, numri më i lartë i kandidatëve që janë përfshirë në raste penale vjen nga LVV, që ka kandiduar gjithsej 13 persona, të cilët janë evidentuar se janë përfshirë në raste penale... Këta të LVV që donin me ba Vetting, me luftu korruspionin, më çkap Prokurorinë, me konfisku pasurine e marr me korrupsion, zorin e paskan vet mos me shku ne burg e me ru pasurine e tyre te fituar me korrupsion”, ka shkruar Miftaraj.

Në raport IKD ka treguar se partitë tjera kanë më pak kandidatë të përfshirë në raste penale.

"IKD gjen se sipas subjekteve politike, numri më i lartë i kandidatëve që janë përfshirë në raste penale vjen nga LVV, që ka kandiduar gjithsej 13 persona, të cilët janë evidentuar se janë përfshirë në raste penale. Shprehur në përqindje, rezulton se 11.81% e listës së kandidatëve të LVV për deputetë përbëhet nga persona të cilët janë përfshirë në raste penale. Ky rangim pasohet nga AAK, e cila ka përfshirë në listën e saj gjithsej gjashtë (6) kandidatë të cilët janë përfshirë në raste penale, duke bërë që 5.45% e listës së saj të deputetëve të përbëhet nga persona të cilët janë përfshirë në raste penale. Më pas vjen Nisma Social Demokrate me tre (3) kandidatë (2.72%), PDK me dy (2) kandidatë (1.81%), Lista Serbe me dy (2) kandidatë (6.06%), KDTP me një (1) kandidat (6.25%) dhe LDK me një (1) kandidat (0.9%).", thuhet në raport.

Lajme të ngjashme