IHMK: Të reshurat e së martës mund të vështirësojnë situatën në Skënderaj, Klinë e Mitrovicë - NACIONALE

IHMK: Të reshurat e së martës mund të vështirësojnë situatën në Skënderaj, Klinë e Mitrovicë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të reshurat e shiut pritet që të rikthehen sërish të martën.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, të cilët kanë njoftuar se këto reshje mund ta vështirësojnë edhe më tutje situatën e përmbytjeve në Skenderaj, Mitrovicë e Klinë.

Sipas IHMK-së kjo mund të ndodh për shkak të rrjedhave ujore të këtyre zonave janë në kapacitetet e tyre maksimale.

Duke e pasur parasysh situatën me përmbytje të deri tanishme, sidomos në Mitrovicë, Skenderaj, Klinë etj., kjo gjendje mund të vështirësoj edhe më tutje situatën, ngase rrjedha ujore të këtyre zonave janë në kapacitetet e tyre maksimale, tokat sidomos ato në viset e rrafshëta janë të tejngopura me ujë dhe është limituar kapaciteti i tyre absorbues, gjegjësisht lagështia e tokës në shtresën sipërfaqësore.” – thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të ngjashme